Komuna e Çairit dhe Komuna e Stari Gradit drejt binjakëzimit, Çarshia e Vjetër dhe Bash Çarshia e Sarajevës i afrohen njëra tjetrës
Nga dita e sotme filluam procedurat për thellimin e bashkëpunimit midis Komunës së Çairit dhe Komunës së Stari Gradit të Sarajevës, Bosnjës dhe Hercegovinës, me çka edhe kemi hapur rrugën e binjakëzimit të këtyre dy komunave ka njoftuar kryetari I Komunes se Çairit, Visar Ganiu transmeton Info7.mk
Stari Gradi është komuna më e vjetër në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe historikisht më e rëndësishmja, por ajo që e bënë edhe më të rëndësishme është Bash Çarshia, tregu, më i vjetër i qytetit dhe që është i llojit të njëjtë me Çarshinë tonë të Vjetër që është në zemër të Çairit. Me aktet e bashkëpunimit hapim rrugën që mes tjerash të zhvillojmë projekte të përbashkëta për ruajtjen, zhvillimin e kultivimin e këtyre dy monumenteve historike – Çarshisë tonë të Vjetër dhe Bash Çarshisë së Sarajevës.
Fillimi i procedurave të bashkëpunimit u përcoll edhe me një takim që zhvilluam në Komunën e Stari Gradit me kryetarin e saj Ibrahim Hadzhibajriç. Njëkohësisht falënderova nikoqirët për pritjen dhe shpreha kënaqësinë e madhe për vendosjen e bashkëpunimit midis dy komunave të vendeve mike, transmeton Info7.mk
Përkujtova se krijimi i partneriteteve mundëson transferimin e shpejtë të njohurive dhe përvojave dhe se ne duam të zhvillojmë miqësi dhe marrëdhënie të fqinjësisë së mirë me Bosnjën dhe Hercegovinën, kryeqytetin e saj dhe komunën e saj më të vjetër.
Në takim morëm pjesë bashkë me deputetin e BDI-së Izet Mexhitin, njëherit edhe kryetari i parë shqiptar i Komunës së Çairit, ambasadorin e Maqedonisë së Veriut në Bosnjë dhe Hercegovinë, Ekrem Ebibin, si edhe me anëtarin e Kryesisë qendrore të BDI-së dhe ish-kryetarin i Ligës së Boshnjakëve dhe dy mandate deputet, Rafet Muminoviqin.