VMRO-DPMNE e ka gati Rezolutën! LSDM kundërpërgjigjet

Gjuha maqedonase dhe larmia e saj dialektore kanë vazhdimësinë e tyre në kohë dhe hapësirë. Identiteti maqedonas e merr legjitimitetin e tij nga traditat shumëshekullore.  Kujtesa e përbashkët e hapësirave ballkanike dhe mesdhetare nënkuptojnë qasje inkluzive, e jo përvetësim ekskluziv i historisë dhe traditës. Këto janë disa nga pikat e Rezolutës të cilën opozitarja VMRO-DPMNE do ta dorëzojë në Kuvend, si formë e vendosjes së vijave të kuqe ndaj Bullgarisë, e cila kontestohen identitetin maqedonas.

“Vlerësojmë se Kuvendi si shtëpi ligjvënëse është vendi i vërtetë ku në vend të polarizimit, forcat politike duhet të bashkohen dhe të sjellin Rezolutë të përbashkët. Rezoluta për çështjet nacionale sillen edhe në Bullgari, Gjermani, Slloveni, Rumani e Itali. Atëherë pse Maqedonia do të bënte përjashtim dhe pse pushteti nuk do të ishte i gatshëm në Kuvend të hapim debat dhe të ndërtojmë konsensus të gjerë për propozim-rezolutën për linjat e kuqe maqedonase”, tha Antonia Milloshovski nga VMRO-DPMNE.

Reaguan nga partia në pushtet, Lidhja Socialdemokrate. Thonë se me sa duket Micskoski dhe VMRO-DPMNE-ja nuk janë të sigurt se identiteti dhe gjuha maqedonase janë të pranuara dhe konfirmuara.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *