KSI nesër mblidhet për të shqyrtuar masat kufizuese kundër varianti Delta të koronavirusit

Komisioni i Sëmundjeve Infektive do të mblidhet nesër për të diskutuar nëse do të vendosen kufizime të reja anti kovid për shkak të përhapjes së variantit deltës së korona virusit. Nga nesër do të nis vaksinimi i të gjithë punonjësve në arsimin fillorë dhe të mesëm. Sipas autoriteteve, do të imunizohen të gjithë të punësuarit, përfshirë edhe stafin teknik. Nga java e ardhshme pritet që të caktohen termin edhe për punonjësit në arsimin e lartë. Nga ana tjetër, Instituti i Shëndetit Publik njoftoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar vetëm 4 raste të reja nga 2,760 teste të bëra. Dy raste në Shkup dhe dy raste në Tetovë janë diagnostikuar pozitiv, ndërkaq nuk ka të shënuar asnjë vdekje. Të shëruar u evidentuan 6 pacientë.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *