Ndihmës sekretari amerikan, Filip Riker në një intervistë për emisionin “360 gradë” në Alsat tha se SHBA-ja çmon kontributin e Maqedonisë së Veriut si anëtare në NATO. Riker theksoi se vendi së bashku me pjesëtarët tjerë të Aleancës, duhet të vazhdojë luftën kundër kërcënimeve hibride.
”SHBA-ja dhe pjesëtarët tjerë të Aleancës e çmojnë kontributin e Maqedonisë së Veriut. Duke mbajtur ushtrime, duke shtuar sigurinë tonë më të gjere të përbashkët. Samiti i NATO-s tregoi se duhet të azhurnojmë Aleancën për dekadën e ardhshme dhe më tej, që të përballemi me kërcënimet e reja, si sulmet kibernetike, kërcënimet hibride. Të ballafaqohemi me Kinën, të marrim parasysh sfidat dhe mundësitë që ofron Kina. Në këtë jemi së bashku dhe kështu vazhdojmë tutje”, tha Riker.