Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ende mban qëndrimin se Minishengeni është iniciativë e gabuar.
Nëpërmjet kësaj iniciative, Kurti tha se Serbia po tenton të instrumentalizojë pakënaqësinë e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për mosçeljen e negociatave me Bashkimin Evropian.
“Mund të kesh të drejtë të jesh i pakënaqur, por kjo nuk të jep të drejtë të jesh i instrumentalizuar nga ata që e duan hegjemoninë në Ballkan dhe nuk e duan as NATO-n dhe aq më pak BE-në”, tha Kurti, transmeton TV21.