Euro 2020: Koka angleze superiore karshi këmbës ukrainase 4 me 0, fiton Anglia

’3 Luanët’’ vijnë si favoritë në letër në këtë sfidë, por nuk duhet nënvlerësuar Ukraina e cila vazhdon rrugëtimin historik në këtë Europian. Skuadra e Shevçenkos do të kërkojë të bëjë të pamundurën mbrëmjen e sotme përballë një Anglie e cila pas eliminimit të Gjermanisë nuk kërkon të ‘’llogarisë’’ askënd.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin ‘’Olimpiko’’ të Romës nën masa të rrepta sigurie për shkak të rasteve të shumta me Covid-19 në Britani, teksa qeveria italiane nuk ka dashur të rrezikojë më shumë.

Sa i përket formacioneve, Sauthgejt nuk i ka kursyer yjet në këtë sfidë duke aktivizuar nga minuta e parë Kejnin, Stërling dhe Sançon në sulm. Nga ana tjetër, Shevçenko do të kërkojë të mbështetet tek lojtarët më në formë të momentit Jarmolenko, Jaremçuk dhe Zinçenko.

UKRAINË-ANGLI 0-4

Kejn 4′, 50′ Meguajër 46′, Henderson 63′

65′ Anglia kryen 3 zëvendësime, largohen Shou, Stërling dhe Filips, në lojë Tripier, Rashford dhe Bellingham.

63′ GOOOOOL ANGLIA 0-4/ Shpartallohen ukrainasit, Henderson gjen rrugën e rrjetës. Pas një harkimi nga këndi, mesfushori i Liverpulit, i shpëton mbulimit të mbrojtjes dhe tund rrjetën. Goli i parë me kombëtaren angleze për Henderson. 

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *