Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sot ka pritur në takim drejtuesit e Kongresit panshqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryetarin Bruno Ceka, drejtorin ekzekutiv Martin Vulaj dhe arkatarin Gëzim Rushiti.
Me këtë rast në takim, siç njofton shërbimi për shtyp, u diskutuan për të arriturat dhe sfidat e Kongresit panshqiptar, fuqizimin e faktorit shqiptar në SHBA dhe interesat e shqiptarëve në mbarë botën.
“20 vjetori i Marrëveshjes Kornizë të Ohrit ishte një tjetër temë e rëndësishme gjatë bisedës së Ahmetit me drejtuesit e Kongresit pan shqiptar në SHBA, duke ju referuar të arriturave që shqiptarët këtu kanë
pasur gjatë këtyre dy dekadave, e që këto të arritura nuk do të ndalen me kaq”, thuhet në kumtesë.
Gjatë takimit, shtohet më tej, diskutuan edhe për situatën politike në vend dhe rajon, përfshirë këtu integrimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO si dhe rrugën të cilën e ndjek vendi për anëtarësim në Bashkimin
Evropian, reformat që janë bërë në vend, rolin dhe rëndësinë marrëveshjeve të arritura për rajon.
Ahmeti dhe drejtuesit e Kongresit pan shqiptar kanë diskutuar edhe mbi fuqizimin e rolit të mërgatës shqiptare përfshirë këtu dhe kontributin të cilin e japing ata, si dhe ngritjen e nivelit të bashkëpunimit me administratën në Uashington.
Bashkëbiseduesit gjithashtu diskutuan rreth zhvillimeve rajonale dhe vendosjen e bashkëpunimit konkret në drejtim të rritjes së rolit të Kongresit pan shqiptar për integrimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin
Evropian, mbylljen e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë me njohje të ndërsjellë dhe integrim të Kosovës në NATO dhe në Bashkimin Evropian.