Kryeministri Zaev në një intervistë ekskluzive për TV21, deklaroi se me Bullgarinë ka zgjidhje që është e pranueshme për të dy palët.
“Kemi zgjidhje me Bullgarinë që është e pranueshme nga të dy palët. Unë dua të besoj, nuk mund ta konfirmoj por dua të besoj se edhe kësaj radhe nuk morëm dritën jeshile sepse ata nuk kanë Parlament dhe nuk kanë Qeveri politike, sepse unë e di se për çfarë fola në Bullgari dhe e di se shqetësimet janë adresuar Bullgarisë dhe nuk ka zgjidhje tjetër, por do t’ia lëmë kohës të tregojë që ne sinqerisht duam të ndërtojmë miqësi me fqinjin tonë lindor Bullgarinë” u shpreh për TV21, kryeministri Zoran Zaev.