Osmani: Themelet e shtetit tonë qëndrojnë fuqishëm mbi vendimin e 2 Korrikut ‘90

Me seancë solemne në Kuvendin e Kosovës, është shënuar 31-vjetori i miratimit të deklaratës kushtetuese të 2 Korrikut të vitit 1990. Delegatët e Kuvendit të atëhershëm u kujtuan të guximshëm e me vlera të larta kombëtare, për të cilët u tha se e realizuan vullneti ne popullit të Kosovës për liri.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se delegatët e Kuvendit të atëhershëm vendosën për një të drejtë historike, që ishte mohuar për popullin e Kosovës me dekada të tëra.

“Themelet e shtetit tonë qëndrojnë fuqishëm mbi vendimin tuaj për ta refuzuar dhunën dhe për t’i përfaqësuar vlerat e lirisë nëpërmjet deklaratës së 2 Korrikut. Të nderuar deputetë, të dashur delegatë të 2 Korrikut, të dashur qytetar, sot Kosova është vend i lirë dhe sovran në kufijtë e 17 Shkurtit dhe i tillë do të qëndrojë përgjithmonë.

I njohur ndërkombëtarisht tashmë nga shumica e shteteve anëtare të Kombeve të Bashkuara, i orientuar qartë drejt integrimit euroatlantik, e në miqësi të përhershëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe me vendet e kombet e lira evropiane, ajo po e forcon çdo ditë e më shumë subjektivitetin e saj ndërkombëtar mbi po këto parime dhe duke i ruajtur këto miqësi”, tha presidentja Osmani.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *