Ministri Hoxha: Pas ribalancit të buxhetit do të lëshohen subvencionet

Ministri i Bujqësisë, Arjanit Hoxha gjatë një aktiviteti në rajonin e Prespës, është pyetur edhe rreth vonesës së subvencionëve për bujqit. Ministri Hoxha ka deklaruar se i kupton shqetësimet e bujqive, por kriza e shkaktuar nga pandemia covid-19 ka vonuar lëshimin e subvencionëve. Gjithashtu Hoxha ka thënë se menjëherë pas ribalancit të buxhetit do të lëshohen subvencionet.

“Është dita e dytë e debatit në komision parlamentar për ribalancin e buxhetit, po sa të përfundojë debati dhe të votohet ribalanci i buxhetit, atëherë në llogaritë e fermerëve do të lëshohen subvencionet”, shtoi ministri Hoxha .

Subvencionet e bujqve për këtë vit u vonuan për shkak të pandemisë së covid-19, duke shkaktuar krizë ekonomike dhe financiare në vend dhe në mbarë globin.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *