Varianti Delta i koronavirusit apo siç njihet ndryshe, varianti indian tanimë ka arritur në rajon.
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe paralajmëron, se në Komisionin për sëmundje ngjitëse do të diskutojnë se nëse kanë nevojë për masa restriktive për parandalim të shpërndarjes së këtij lloji të virusi në Maqedoninë e Veriut.
“A do të vendosim ndonjë formë të restrikcionit, do të flasim në Komisionin për sëmundje ngjitëse që është caktuar për të hënën. Do t’i dëgjojmë mendimet e anëtarëve. Kemi biseduar me telefon, disa nga anëtarët janë në pushim vjetor. Hulumtojnë, analizojnë dhe kështu me radhë, por tani jemi të përqendruar në vaksinimin”, tha Filipçe para Ministrisë së Shëndetësisë