Sipas të dhënave të Entit shtetëror për statistikë, numri i foshnjeve të lindura të gjalla në zonat urbane në Republikën e Maqedonisë së Veriut është 11 258 fëmijë ose 59.2% nga numri i përgjithshëm i tyre, kundrejt 7 773 ose 40.8 % fëmijë të lindur nëpër zonat rurale. Sipas rajoneve, pjesmarrje më të madhe në raport me numrin e përgjithshëm të lindjeve, ka Rajoni i Shkupit me 38.8%, ndërsa më pak lindje kemi në Rajonin Lindor me 6.1%.
Nga numri i përgjithshëm i lindjeve në zonat urbane, mosha mesatare e nënave është 29.8 vjeç, kundrejt 28.4 vjeç nëpër zonat rurale. Te lindjet e para nëpër zonat urbane, mosha mesatare e nënave është 28.1 vjeç, kundrejt 25.9 vjeç nëpër zonat rurale. Domethënë, gjatë lindjeve të para, mosha mesatare e nënave nëpër zonat rurale është 2.2 vjeç .
Numri i personave të vdekur nëpër zonat urbane është 15 948 ose 61.9% persona, kundrejt 9 807 ose 38.1% persona të vdekur nëpër zonat rurale. Sipas rajoneve, pjesmarrje më të madhe në raport me numrin e përgjithshëm të personave të vdekur ka Rajoni i Shkupit 28.5 %, a më të vogël ka Rjoni I Vardarit me 8.1 %. Numri i foshnjeve të vdekura nëpër zonat urbane është 64, ndërsa në ato rurale ky numër sillet në 44 foshnje.
Mosha mesatare e të vdekurve në zonat urbane është 73.1 vjet, dhe në zonat rurale 73.6 vjet.
Shtimi natyror është negativ dhe arrin në -4690 persona në zonat urbane dhe -2034 persona në zonat rurale. Vetëm rajoni i Shkupit ka rritje natyrore pozitive, dhe rajonet e tjera kanë rritje natyrore negative.
Të dhënat për migrimin e brendshëm në nivel të rajoneve tregojnë se pjesmarrje më të madhe prej 37.6%, kanë zhvendosje nga ato rurale në ato urbane kundrejt zhvendosjeve ndërqytetëse me 8.7%.
Nga migrimet e përgjithshme fshat-qytet në nivel të rajoneve, pjesmarrje më të madhe ka Rajoni Lindor me 50.9%, ndërsa në Rajonin e Pollogut pjesmarrje më të madhe kanë shpërnguljet mes fshatrave, të cilët marrin pjesë me 54.2%.
Saldoja më e madhe e migrimeve të jashtme është në Rajonin e Shkupit, 785 persona, ndërsa më e vogël në Rajonin Juglindor dmth -129 persona.
Shkarko publikimin nga STAT.GOV.MK linku