ASH-ja pyet: Në çfarë cilësie mori pjesë Ali Ahmeti në Forumin e organizuar me paratë e qytetarëve?

Partia opozitare, Aleanca për Shqiptarët ka dërguar kritika ndaj organizimit të Forumit të Prespës për Dialog që është duke u mbajtur dje dhe sot.

Vlerësojnë, se “Forumi i Prespës, keqpërdorim i institucioneve për promovim partiak të BDI-së”.

“Forumi i Prespës për Dialog, i organizuar këto dy ditë nga MPJ, Bujar Osmani, nga pozicioni i tij fillestar si ministër kaloi në promovim kryekëputur partiak dhe keqpërdorim klasik i mysafirëve ndërkombetar për llogari të partisë dhe liderit të tij, të cilët për dy dekada mbajtën bllokuar zgjidhjen e çështjes së emrit të vendit duke e kthyer vendin nën qeverisje regjimi. Ky eveniment është edhe keqpërdorim i angazhimit dhe vullnetit të mirë të miqëve të vendit tonë.
Bartësit e institucioneve lënë anash, Aleanca për Shqiptarët pyet publikisht se në çfarë cilësie mori pjesë Ali Ahmeti në këtë forum të organizuar me paratë e qytetarëve. Nëse ka qenë si deputet, kujtojmë se Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka edhe 119 deputetë të tjerë, e nëse ka qenë si kryetar partie, ka poashtu edhe shumë kryetarë të tjerë të partive te cilët dhanë kontribut vendimtar në këtë proces.
Veç kësaj, marrë parasysh faktin se kjo konferencë është e fokusuar në tejkalimin e mosmarrëveshjeve bilaterale në rajon, nuk ka sesi të mos bie në sy mungesa e autoriteteve bullgare, në kohën kur kontesti me Sofien po pengon hapjen e negociatave me BE-në. Kjo natyrshëm ngrit dilemën nëse pala bullgare ka bojkotuar konferencën apo nuk është ftuar fare.
Me këtë ngjarje, udhëheqësit e BDI-së edhe një herë dëshmuan se janë armiqtë më të mëdhenj të dialogut demokratik, zhvatësit më të korruptuar të pasurisë publike dhe manipulatorët më të mëdhenj të agjendës së integrimeve.
Aleanca për Shqiptarët do të njoftojë përfaqësitë diplomatike të vendeve mike për këtë keqpërdorim të ulët e të turpshëm nga ana e BDI-së, me çka u devalvua edhe dialogu i brendshëm edhe dialogu rajonal”
, thuhet në reagimin e ASH-së, transmeton TV21.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *