Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ka pasur paraqitje para mediave për Forumin e Prespës për Dialog.
Ai tha se ky forum, do të mbahet mend pasi mundësoi integrimin e Ballkanit Perëndimor, ndërkaq ka shtuar se takimi i djeshëm joformal i ministrave ndihmon në krijimin e një zëri të përbashkët të rajonit para çdo takimi ndërkombëtar.
I pyetur nga gazetarët, Osmani mohoi se në takimin e djeshëm të jetë biseduar edhe për iniciativën e ashtuquajtur minishengen.
“Iniciativa që është quajtur Minishengen nuk ishte pjesë e bisedimeve ose e asaj që folëm ne dje në takim. Ne në takim ne folëm për idenë, për formimin e një platforme joformale të ministrave të jashtëm të cilët me vetiniciativë, për herë të parë pa i ftuar dikush nga Bashkimi Evropian, do të takohen rregullisht para çdo takimi më të madh ndërkombëtar për të koordinuar qëndrimet e tyre që të dalin sa më tepër, me një zë sa i takon pikave për të cilën ne dakordohemi si rajon”, tha Osmani.