Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës Donika Gërvalla, po merr pjesë në Forumin e Prespës për Dialog me temë: “Ballkani Perëndimor: Pjesa që mungon për të qenë Evropa e plotë”, që po zhvillohet në Ohër.
Gërvalla ishte pjesë e dy paneleve të diskutimit, atij të ministrave të jashtëm si dhe në sesionin ku u diskutua çështja e avancimit të grave, paqes dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor.
Gjatë adresimit të saj në takimin e ministrave, ajo foli rreth artit të diplomacisë, mënyrave dhe mjeteve se si të arrihen zgjidhje të qëndrueshme përmes ndërtimit të besimit dhe respektit të ndërsjellë, tejkalimit të çështjeve të hapura rajonale dhe ecjes përpara drejt anëtarësimit në BE.
Gërvalla ka theksuar se përmes artit të diplomacisë mund të arrihen zgjidhje të qëndrueshme, vetëm nëse ato zgjidhje bazohen në fakte. “Ekziston një domosdoshmëri për të folur për të vërtetën, dhe gjithashtu ka një nevojë për të folur edhe për atë të vërtetë që mund të jetë e papërshtatshme”, ka thënë ajo, duke shtuar se arti i diplomacisë nuk nënkupton që të mos flasësh për probleme vetëm që të gjithë të ndihen mirë.