Që prej dy ditësh në pikën rajonale të vaksinimit në Tetovë po krijohen radhë të gjata nga banorët dhe pritje prej disa orës për tu vaksinuar. Banorët ankohen se pritjet e gjata në diell, pa ujë dhe ushqim, ndikojnë keq në shëndetin e tyre, madje ka pasur edhe qytetarë që kanë humbur vetëdijen duke pritur në radhë për tu vaksinuar.Autoritetet arsyetohen se vonesat ndodhin për shkak të mos respektimit të terminit, por edhe zgjedhjes së vaksinës. Shumica që kanë pasur terminin e vaksinimit para 7 apo 8 ditësh, kanë pritur arritjen e vaksinës Pfizer.