Qeveria ka hartuar Ligjin për shlyerjen e normave të interesit të borxheve të qytetarëve ndaj ndërmarrjeve publike dhe mundësia që borxhi kryesor të paguhet deri në maksimum 12 këste. Me këtë masë pritet të përfshihen 150 mijë qytetarë. Masa duhet fillimisht të votohet nga deputetët. Obligimi i ndërmarrjeve publike dhe DAP-it do të jetë që në afat prej tre muajve ta përpilojnë listën e borxhlinjve e më pas, në afat prej 15 ditëve të lidhin kontrata me qytetarët për riprograminin e borxheve.