Sot në organizim të Misionit të OSBE-së në Shkup dhe Agjensionit për Rini dhe Sport mora pjesë në ngjarjen promovuese të “Doracakut për këshillat rinore lokale”
Ky doracak është dedikuar për anëtarët e rinj të këshillave rinore lokale dhe nëpunësve komunal dhe shërben si një mjet i vlefshëm në lidhje me angazhimin e tyre në këshillat rinore lokale. Doracaku do të siguroj një qasje të unifikuar për krijimin, funksionimin dhe procesin e duhur të dorëzimit të mandatit të këshillit ndërmjet lidershipit të kaluar dhe atij të ardhshëm. Ky doracak është përpiluar në gjashtë gjuhë: Angleze, Maqedone, Shqipe, Serbe, Turke dhe Rome. Doracaku për këshillat rinore lokale është në përputhje me Ligjin për Pjesëmarrjen e të Rinjve dhe Politikat Rinore i cili u miratur nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Janar to vitit 2020.
Këshilli Rinor në komunën e Tetovës u themelua ne vitin 2018 pas një analize të detajuar strukturore dhe strategjie rinore të pregatitur nga ekspertë të fushës qe ne vitin 2015, dhe në bashkëveprim me USAID dhe OSCE. Në Këshillin Rinor është pasqyruar rinia e qytetit, dhe ai përbëhet nga 6 anëtarë të shkollave të mesme (të deleguara nga organizatat rinore të shkollave), nga 1 anëtar të delegar nga unionet e studentëve të dy universiteteve, 4 anëtarë të forumeve rinore të partive politike (nga 2 të pozitës dhe 2 të opozitës) të aprovuar nga këshilli komunal, si dhe nga anëtarë të NGO-ve rinore që veprojnë në qytetin tonë.
Këshilli Rinor i Tetovës përbëhet nga një grup të rinjsh nga disiplina dhe grupe të ndryshme te komunitetit. Ata synojnë të fuqizojnë dhe angazhojnë të rinjtë, për të marrë një rol aktiv në procesin e vendimmarrjes.
Komuna e Tetovës vazhdimisht ka përkrahur Këshillin Rinor në Tetovë, dhe së fundmi në bashkëpunim me UNDP është realizuar edhe projekti i rinovimit të hapësirave të ish Radio Tetovës, me qëllim krijimin e një Qendre Rinore që do të shërbejë si një vend ku të rinjtë tanë do të mund të bashkëveprojnë, diskutojnë, dhe integrohen.