Presidenti Pendarovski sot viziton Kroacinë

Sot në Zagreb, i pari i shtetit do të mirëpritet me nderime shtetërore dhe ushtarake nga presidenti kroat Zoran Milanoviq, pasuar nga një takim tet-a-tet midis dy krerëve të shtetit dhe një takim plenar i delegacioneve të dy vendeve.

Kreu i shtetit Pendarovski do të takohet gjithashtu me presidentin e Kuvendit kroat, Gordan Jandrokoviq dhe kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq.

Ndërkaq, të enjten presidenti Pendarovski do të drejtojë një takim dypalësh të biznesit – duke u përqëndruar në investime, të organizuar në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Kroacisë, në të cilën do të marrë pjesë një delegacion i biznesit të Maqedonisë së Veriut.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *