Paul Pogba më në fund ka vendosur të deklarohet rreth eliminimit të Francës në Euro 2020.
Les Blues u mposhtën në penallti (5-4) ndaj Zvicrës, derisa koha e rregullt dhe vazhdimet përfunduan 3-3.
Pogba u deklaruar për eliminimin e Gjelave, duke thënë se ishte një trishtim për ta, derisa ka uruar Helvetikët për kalimin në çerekfinale.
“Nganjëherë futbolli mund të jetë mizor…mizor dhe gjithashtu i bukur. Ndeshja na solli neve trishtim, por lumturi për kundërshtarët tanë. Kjo është bukuria e futbollit”, ka thënë anëtari i Manchester United.
“Natyrisht se të gjithë dëshironim që të kishim rezultat pozitiv. Falënderojmë tifozët nga e gjithë globi, Ishte e bukur të ju shihnim, të ju dëgjonim dhe të festonim me ju”.
“Për në fund, dua të uroj Zvicrën”, shtoi Pogba.
Në media u raportua se francezi kishte përballej të ashpra me bashkëlojtarët, për shkak të mënyrës se si u mbrojtën, derisa ishin duke fituar 3-1, por deri në minutat e fundit të kohës së rregullt, rezultati u barazua 3-3.