Zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Nikolla Dimitrov ka prezantuar Programin nacional nacional për harmonizimin e së të drejtës së Bashkimit Evropian.
Siç ka sqaruar, Programi ka për qëllim të hartojë trajektoren për evropianizim të tërësishëm apo anëtarësim të plotfuqishëm të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.
“Me këtë program 2021-2025 tregojmë se jemi orientuar drejt evropianizimit të shtetit nëpërmjet tejkalimit të barrierave dhe se e dimë saktë se çfarë bëjmë. E dyta, demonstrojmë se jemi seriozisht të vendosur në qëllimin të ndryshojmë se se e dimë se pse e bëjmë këtë. E treta demonstrojmë kapacitet dhe besim në institucione se si do ta bëjmë këtë dhe e katërta – projektojmë vizion dhe horizont politik shumë më larg se zgjedhjet e ardhshme. Do të thotë tregojmë se mundemi të planifikojmë dhe kur saktë do ta bëjmë atë”, tha Dimitrovi, transmeton TV21.
Në hartimin e këtij Programi janë përfshirë 800 nëpunës shtetëror dhe rreth 150 institucione.
Programi siç tha Dimitrovi është adaptuar edhe me Metodologjinë e re për negociatat qasëse të Bashkimit Evropian dhe rekomandimet në raportin e fundit të Komisionit Evropian, duke grupuar kapitujt në 6 klasterë apo fusha strategjike.
- Klasteri 1 – fondamentet dhe themelet
- Klasteri 2 – tregu i brendshëm
- Klasteri 3 – konkurrenca dhe rritje inkluzive,
- Klasteri 4 – agjenda e gjelbër dhe lidhje përmbajtjesore,
- Klasteri 5 – bujqësi, resurse dhe kohezion dhe
- Klasteri 6 – raportet e jashtme.
Sfida e radhës është implementimi i saj, tha Dimitrovi.