Taksa ekologjike, ekspertët kundër qeverisë së RMV-së

Instituti për hulumtime ekonomike Finance Think i demanton autoritetet se taksa ekologjike nuk do ketë kurrfarë ndikimi ndaj inflacionit. Analiza e institutit tregon se çmimet e shtrenjtuara të karburanteve për 3.5 denarë pa TVSH, do t’i rritin çmimet në afat të shkurtër për 0.15 deri 0,3 %. Efektet do të jenë më të mëdha në plan afatgjatë kur do ketë shtrenjtim të çmimeve. Sipas tyre, kjo masë nuk duhet të miratohet përnjëherë, por me etapa në dy vitet e ardhshme.

“Efektet afatgjate janë më të fuqishëm se efektet afatshkurtër, për shkak se aplikimi i taksës ekologjike ka ndryshim të vazhdueshëm dhe efekti në afat të gjatë do të jetë rritja prej 0,8 deri 0,9% e të gjitha çmimeve. Rekomandimi jonë është që taksa ekologjike të zbatohet në etapa gjegjësisht 1,5 denarë të jetë në korrik të këtij viti, plus 1 denarë në janar të vitit të ardhshëm e më pas në korrik të shtrenjtohet për 1 denar shtesë”, deklaroi Bllagica Petreski- instituti për hulumtime ekonomike “Finance Think”.

Propozim-ndryshimet ligjore të dorëzuara në Parlament nga Qeveria, ende nuk dihet se kur do të jenë në debat në komision. Megjithëse vetë propozimi për ndryshime në Ligjin për Mjedisin Jetësor, është përfshirë tabelë për harmonizimin me ligjin e BE-së, tani për tani Qeveria kërkon që ligji të miratohet në procedurë të shkurtuar, pa përdorimin e flamurit Evropian.

Partitë e opozitës Aleanca e Shqiptarëve dhe Alternativa, OBRM-PDUKM dhe e Majta paralajmërojnë bllokadë të taksës. Argumentet e partive të opozitës për bllokadën janë se nuk dihet se ku do ti shpenzojë Qeveria 54 milion eurot, që pritet ti mbledhë brenda një viti, por edhe për shkak të barrës shtesë financiare, që do ta kenë qytetarët dhe kompanitë nga kjo taksë. Por, qeveria mbetet në qëndrimin se taksa ekologjike është e nevojshme, për të pasur më shumë para për projekte për mjedisin.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *