Rama, Zaev dhe Vuçiq nëpërmjet një video konference do të bisedojnë për “Mini-shengenin”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, Zoran Zaev dhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama sot përmes video konferencës do të bisedojnë për avancimin e marrëdhënieve në kuadër të nismës rajonale “Mini-shengenin”.

Vuçiqi në konferencën për shtyp më 24 qershor deklaroi se pret që në takim të sillen vendime përfundimtare për veprim të përbashkët kundër katastrofave natyrore dhe për qarkullim më të shpejtë të të mirave, njerëzve dhe kapitalit.

“Për ne është me rëndësi të madhe sistemi i lejeve të punës, ku ai që do të marrë leje pune në territorin e një nga tre shteteve, do të ketë leje pune në të gjitha tre vendet. Me këtë do të sigurohet më shumë fuqi punëtore në Serbi, e cila mungon”, ka thënë Vuçiqi.

Nisma “Mini-shengen”, që për momentin i përfshin Serbinë, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ishte iniciuar në Novi Sad në vitin 2019 nga tre vendet si projekt për përmirësimin e ekonomisë dhe bashkëpunimit rajonal.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *