Anglia dhe Gjermania kanë luajtur baras pas 45 minutash (0-0), në ndeshjen e vlefshme për 1/8 e finales ndersa ne pjesëne dyte anglezët ishin shume me te sakte duke shenuar dy gola me çka eliminuan gjermanet e Joakim Lev, Sterling dhe Hary Keane kualifikuan Angline ne çerekfinale.
Angelzët ishin pak më të mirë në këtë pjesën duke rrezikuar portën e gjermanëve në dy raste.
Fillimisht gjuajti me kokë dy herë mbrojtësi Harry Maguire, por në të dyja rastet goditja ishte e plogështe.
Rreziku më i madh për gjermanët ishte Raheem Sterling, që gjuajti bukur nga 20 metra, ndërsa Manuel Neuer me shumë mund largoi topin.
Në minutën e 34-të ishte Timo Werner, që kishte rastin më të mirë, ku i vetëm me portierin Jordan Pickford, nuk shënoi.Edhe Harry Kane kishte rast të mirë në kohën shtesë, por në tentim për të kaluar portierin, u ndal nga Mats Hummels.