Stadiumi i Shkupit me pamje fantastike

Stadiumi i FC Shkupit çdo ditë e më shumë po merr pamjen moderne ka shkruar ne rrjetun social Facebook, kryetari i Çairit Visar Ganiu, transmeton Info7.mk.

Ekipet tona komunale të punës për momentin janë duke punuar në rregullimin dhe shtruarjen e dy korsive, njërës me bekaton dhe tjetrës me beton, të stadiumit të FC Shkupit.

Korsitë do jenë me gjatësi prej 103 metrash. Ndërkohë, në këtë stadium punët ndërtimore janë duke u zhvilluar edhe në drejtim të kompletimit të objektit administrativ dhe xhveshtores, tribunës dhe rregullimit të barit dhe sistemit të ujitjes.

Po punojmë me intensitetin më të lartë që gjatë kampionatit të ri, ekipi i zemrës sonë FC Shkupi t’i fillojë ndeshjet në shtëpinë e vet shkruan Ganiu, transmeton Info7.mk

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *