Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 1.342 testime për coronavirus, ndërsa 3 raste kanë rezultuar pozitiv.
Të tre rastet e reja janë në qytetin e Shkupit.
Në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë person i vdekur, si pasojë e COVID-19.
Ndërsa Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 6 pacientë të shëruar.
Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 155.676, prej të cilëve 149.967 janë shëruar, ndërsa 5.484 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive deri sot (28 qershor) është 255.