Prej nesër fillon pagesa me faza e pensioneve të qershorit në Maqedoni

Prej nesër fillon pagesa me faza e pensioneve të qershorit. Pensionet siç theksojnë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, do të paguhen para kohe dhe në faza, me qëllim të mbrojtjes më të madhe të pensionistëve në kushte të rrezikut nga koronavirusi.

Marrja e pensioneve përmes filialëve dhe ekspoziturave të bankave për pensionistët që nuk përdorin kartela do të realizohet në katër grupe edhe atë sipas shumës së pensionit.

“Për pensionet në vlerë deri në 11,000 denarë pagesa do të bëhet nesër, për pensionet në vlerë prej 11,001 deri në 14,000 denarë pagesa duhet të bëhet të mërkurën, për pensionet në vlerë prej 14,001 deri 18,000 denarë pagesa duhet të bëhet bërë më një korrik, ndërsa për pensionet në vlerë prej mbi 18,001 denarë të paguhen më 2 korrik – e premte”, theksohet në kumtesën e Ministrisë.
Prej atje informojnë se pensionistët që përdorin kartelë pagese, lidhur me llogarinë në të cilën transferohet pensioni, mund t’i disponojnë paratë nga 29 qershori, pra nga nesër.

Ata mund të tërheqin pensionin e tyre në bankomat, t’i përdorin mjetet e pagesës në rrjetin tregtar ose për pagesa elektronike.

Përpunimi hap pas hapi i pensioneve do të mundësojë zbatimin e rekomandimeve dhe masave për parandalimin dhe përhapjen e virusit, duke pasur parasysh që pensionistët si grup moshë janë më të rrezikuar. Apelojmë që pensionistët t’u përmbahen orarit të pagesave, thonë nga Ministria.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *