Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) i ka mohuar informacionet për mungesë të pasaportave.
Nga ky dikaster thonë se këto informacione janë gënjeshtra.
“Ka numër të mjaftueshëm të pasaportave dhe po u përgjigjemi kërkesave të qytetarëve. Është e pavërtetë e plotë se nuk ka pasaporta, gënjeshtër të cilën kohën e fundit e shpërndajnë partitë politike opozitare dhe një pjesë e portaleve”, thanë nga MPB.
Në lidhje me fotografitë që qarkulluan në rrjete sociale, ku shihej fluks i madh i qytetarëve duke pritur në radhë, nga MPB-ja thonë se kjo ka ndodhur vetëm për një periudhë të caktuar.
Ndryshe, opozita shqiptare sot kërkoi përgjegjësi nga MPB për pritjet e gjata të qytetarëve për nxjerrjen e pasaportave, duke thënë se shëndeti i tyre vendoset në rrezik, për shkak të temperaturave të larta.