Ministri për shoqëri informatike dhe administratë, Jeton Shaqiri, merr pjesë në eventin, Sistemi global për komunikime mobile (GSMA), organizuar Mobile World Capital Barcelona.
Temat kryesore të këtij eventi janë:
Konektiviteti
Teknologjia kreative
Shoqëria e së ardhmes
Startup inovacionet
Industria e konektuar
Inteligjenca artificiale
Siguria e rrjeteve
GSMA MWC Barcelona është një event shumë i madh, ku marrin pjesë përfaqësues të shumë ministrive nga shtete të ndryshme të Europës dhe kompanitë më të mëdha dhe më të fuqishme që operojnë në industrinë e komunikimeve elektronike.
Gjatë kësaj vizite, ministri Shaqiri do të zhvillojë takime të shumta bilaterale dhe me përfaqësues të kompanive më të mëdha në industrinë e komunikimeve elektronike.
Qëllimi i kësaj vizite është shkëmbimi i eksperiencave, në mënyrë që procesi i digjitalizimit të administratës publike në Republikën e Maqedonisë së Veriut të përshpejtohet akoma më tepër. Përveç shkurtimit të kohës, synojmë që të rrisim edhe cilësinë e shërbimeve të ofruara nga administrata shtetërore.