Teksa kanë mbetur vetëm disa minuta nga starti i ndeshjes Kroaci-Spanjë, futbollisti spanjoll Pedri ka thyer rekordin si lojtari më i ri zë zbret në fushë në një ndeshje te 1/8-ve.
Nga 11 titullarët që do të zbresin në fushë, Pedri ka një vend ndër të zgjedhurit e Luiz Enrikes. Mesfushori spanjoll thyen rekordin e Uejn Runit duke bërë debutimin e tij në fazën e 1/8-ve në moshën 18 vjeç e 215 ditë, ndërsa ish-sulmuesi i Mançester Junajtid mbante rekordin që nga debutimi me Anglinë në sfidën kundër Portugalisë në Europianin e 2004 kur ishte në moshën 18 vjeç e 244 ditë. Rekordet në këtë sfidë kanë nisur pa startuar sfida.