Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kejt Mari Bërns ka deklaruar se ShBA-të besojnë se ardhmëria e Maqedonisë së Veriut është të qenit anëtare e Bashkimit Evropian.
“Ne besojmë se ardhmëria e Maqedonisë së Veriut është në Evropë dhe se procesi do të vazhdojë dhe do të realizohet ajo çfarë ne planifikojmë të realizohet”, tha Bërns në kazermën “Çojlija” afër Petrovecit, ku u dorëzua pajisja për dezinfektim të ABHO – donacion amerikan.