TETOVË: TURNEU NDËRKOMBËTARË I SHAH-ut “VIZION M 2021” MORRËN PJESË 112 SHAHISTA NGA RAJONI

Në organizim të klubit të shahut Anpasan dhe në bashkëpunim me Shoqatën Kulturore “Vizion M” sot në Tetovë u mbajtë turniri ndërkombëtar në shah open rapid “Vizion M 2021”. Morrën pjesë 112 shahist nga Shqipëria, Kosova, Lugina e Preshevës dhe Maqedonia e Veriut. Turneu u zhvillua sipas rregullave të FIDE-s me sitsemin zviceran me 9 xhiro. Qëllimi i organizimit të këtij turneu ndërkombëtar në shah sipas organizatorëve, është afirmimi i kësaj loje dhe afrimi i të rinjëve NAZMIDIN IMERI – KRYETAR I KSH “ANPASAN” “Veç afirmimi i shahut te të rinjt që të temtojmë të rinjt sado pak ti fusim në sistemin e shahut, që të merren me shah e mos të merren me gjëra të tjera” Pjesëmarrësit shprehen të kënaqur që u jepet mundësia të dëshmojnë aftësitë e tyre pas një kohe të gjatë shkaku i situates me pandeminë. GJORGJI MINOVSKI – SHOQATA E SHAH-ut SHKUP “Ky është një turnir i madh, dhe jam i befasuar me pjesëmarrjen e madhe me at që shohë këtu. Unë momentalisht nuk do të luaj por erdha që të japi përkrahje turneu. Besoj se në të ardhmenm do të kemi bashkëpunim të mire” MUAMET ASLLANI – GARUES NGA KOSOVA “Turneu ndërkombëtar flet shumë, është një punë e madhe që duhet me u bë me vazhdua me turne të tilla. Shkaku se ne kemi nevoj edhe shahistat e ri me dal në sipërfaqe dhe me tregu vetem me sukseset e tyre” TAULANT BUDAKOVA – GARUES NGA SHQIPËRIA “Ekipi i Durrësi kemi ardhur dy veta për momentin. Të tjerët nuk kanë mundur nga që janë të obliguar me punë” Organizatori për tre të parët krahas mirënjohjeve, medaljeve dhe kupës ndau edhe shpërblime me të holla. Turneu u zhvillua me sistemin zviceran me 9 xhiro, ndërsa referi kryesor i turneut ishte Sashko Lakinski. /KlanMacedonia

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *