Nuhi Neziri nga Tearca do të jetë kandidat I BDI-së për kryetar në komunën e Tearcës mëson Info7.mk. Neziri aktualisht është në Agjencioni për zbulim dhe kundërzbulim. Ka një përvojë institucionale sidomos në njësinë për zbulim dhe kundërzbulim fillimisht në Tetovë dhe më pas në Shkup. Ai ka mbaruar studimet universitare në Tiranë para viti 2000. Info7.mk mëson se kandidati i BDI-së Nuhi Naziri ka mbështetjen e të gjitha strukturave të degëve të BDI-së dhe mbështetjen e kreut të BDI-së Ali Ahmeti.