LSDM: S’ka nevojë për anulimin e regjistrimit dhe zgjedhjeve

Vlerësojmë se nuk ka nevojë të anulohen as Regjistrimi e as Zgjedhjet Lokale – janë të prerë nga LSDM-ja. Sipas tyre, bëhet fjalë për dy procese që po rrjedhin paralelisht dhe se nuk do të lejojnë politizimin e këtij operacioni statistikor.

STEFAN VASEV – LSDM

“Është një operacion statistikor dhe assesi nuk duhet të lejojmë që të politizohet dicka për të cilën janë dakorduar dy liderët që në atë periudhë të mbahen Regjistrimi, mendoj se është korrekte nga politikanët, para së gjithash nga Mickoski, për shkak se shpesh nga ana e tyre vjen politizimi I aspekteve të regjistrimit dhe të mos përdoren për qëllime politike.

Anulimi I regjistrimit mes datave nga 5 deri më 30 Shtator u bë në bazë të një marrëveshjeje politike. Për këtë shkak u zhvendosën edhe zgjedhjet lokale për gjysmën e dytë të Tetorit.

Ndërkohë po stagnojnë edhe aktivitetet për regjistrimin. Konkursi për regjistrues ende nuk është shpallur. Nuk dihet edhe nëse ata do të jenë të vaksinuar ose jo. Ngecje ka edhe në regjistrimin e diasporës, ku shumë pak mërgimtarë regjistrohen në ueb-faqen e cila është aktive gjatë gjithë kohës, pavaërisht se Regjistrimi nga Prilli u anulua për në Shtator.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *