Daut Emini: Pse vendosa të jem kandidat për kryetar ne Tearcë, nga PDSH

Pse vendosa të jem kandidat për Kryetar në Komunën e Tearcës

Fillimisht dua të ndihmoj kureshtarët për të kuptuar arsyet e pranimit të ofertës, për të qenë kandidat i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH-së) për Kryetar të Komunës së Tearcës. Ato që më njohin e dinë mirë se nuk ka qenë vendim i lehtë për të pranuar këtë ofertë. Ajo që më bëri të mendoj seriozisht, për këtë ofertë, ishin fjalët e sinqerta me të cilat më është drejtuar zoti Thaçi, ndërsa fjalia që më bëri të pafuqishëm për ta refuzuar ishte:

“Daut, si njohës i mirë i problemeve të Komunës së Tearcës, të ofrojmë shansin t’i zgjidhni ato, sepse kije aftësi profesionale dhe menaxhuese për realizimin e këtij misioni”!

Kjo fjali më bëri të ndihem po ai që isha dekada më parë kur pranoja lëvdata nga shumë shoqata, jo-qeveritare dhe qeveritare, të rëndësishme ndërkombëtare, për suksesin në menazhim të projekteve në rindertimin e Kosovës së shkatëruar pas Luftës së vitit 1999, kjo fjali më riktheu në kujtesë realizimin me sukses të shumë projekteve në rindërtimin e vendbanimeve shqiptare të shktarruara nga konflikti i armatorsur i vitit 2001, po ashtu më bëri të ndihem krenar në angazhimin tim për parandalimin e korrupcionit qeveritar si Kryetar i Komisionit për shitjen e pronave shtetërore në Maqedoninë e Veriut, si dhe të ndihem krenar për punën shumëvjecare si Kryeshef i Urbanizmit në Tetove.

Dhe, pasi ofertën e trajtova si një “shkop magjik” për zgjidhjen e problemeve të shumta të Komunës së Tearcës, nuk kisha nevojë të mendoj gjatë nëse duhet pranuar apo jo, sepse nga pranimi i kësaj oferte do të ketë një flijues, një sakrifikues, ndërsa, në anën tjetër, do të ketë shumë përfitues. Flijues dhe sakrifikues do të jem unë dhe familja ime, ndërsa përfitues do të jenë të gjithë qytetarët e Komunës së Tearcës.

Sakrifica ime, dhe e familjes time, ishte shumë e vogël përballë problemeve të qytetarëve të Komunës së Tearcës, prandaj nuk pata fuqi të refuzoj këtë ofertë.

Fuqia magjike e ofertës vjen nga fakti sepse unë e kam çelësin e zgjidhjes së problemeve për të gjitha vendbanimet e Komunës së Tearcës. Nevojat e qytetarëve janë të shumta, duke filluar nga nevoja jetike për të pas ujë të pastër për pije, problem ky që nuk kërkon aq para sa kërkon njohje të zgjidhjes së problemit, ndërsa unë këtë zgjidhje e kam të gatshme. Komuna e Tearcës është ndër të rrallat që nuk ka kanalizim, ndërsa pozita gjeografike, dhe reliefi që ka, e bëjnë të ishte Komuna e parë dhe jo e fundit me kanalizim. Këto dhe shumë probleme tjera, që ballafaqohen qytetarët e Komunës së Tearcës, do të jenë pjesë e platformës dhe Kontratës tonë të përbashkët.

Dhe, në fund të kësaj fjale të parë publike, duke u falenderuar për mundësinë e dhënë, premtoj se do e ofroj gjithë kapacitetin tim njerëzor, profesionale dhe menaxhues në zhvillimin e të gjitha segmenteve të nevojshëm të Komunës së Tearcës.

P.S: Pjesa integrale e fjalës së rastit për zjedhjen zyrtare për Kryetar të Komunës së Tearces.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *