Maqedonia e Veriut nuk ka regjistruar asnjë viktimë nga koronavirusi në 24 orët e fundit.
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se nga 2, 514 teste të realizuara, 4 raste kanë rezultuar pozitivë për Covid, 3 prej të cilëve në Shkup dhe 1 në Manastir.
Ndërkohë Instituti i Shëndetit publik njoftoi se 11 pacientë janë shëruar nga Covid-19, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 149, 961 persona./abcnews.al/