Kipper, aksion për dhurimin e gjakut

Kipper, oeganizon aksion për dhurimin e gjakut Rreth gjashtëdhjetë punëtorë të administratës së Marketeve Kipper në Zhelinë të Tetovës, i janë bashkuar aksionit për dhurim të gjakut për Institutin e Transfuziologjisë. Aksioni i këtillë në kohë pandemie kur janë shtuar rastet e personave që kanë nevojë për gjak, është cilësuar si mjaft i qëlluar dhe i mirëseardhur nga Instituti. Nuk duhet asnjëherë që pacientët të presin për gjak, por njësitë e gjakut duhet të presin pacientët, është shprehur përfaqësuesi i kompanisë Kiper, i cili shtoi se, ky aksion ka për qëllim sensibilizimin e opinionit për rëndësinë që kanë aksionet e këtilla për dhurim të gjakut për të shpëtuar jetë njerëzish.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *