Çekia goditet nga Tornado, dëmet janë shumë te mëdha

Një tornado i rrafshoi të enjtën mbrëma shtatë fshatra në një krahinë të Çekisë – ka të vdekur, kurse mbi 200 njerëz u plagosën.

Një stuhi katastrofike ka kaluar të enjtën mbrëma nëpër Moravinë Jugore në Republikën Çeke një tornado e rrallë e percjellë edhe me breshër.

Stuhia shkatërroi shtatë fshatra, ka të vdekur kurse ministri çek i Shëndetësisë tha sonte vonë në mbrëmje se vetëm spitali në Hodnin kishte pranuar mbi 200 të plagosur.

Bëhet e ditur se kanë shperthyer edhe zjarre te shumta, mkurse shtëpitë u përmbytën, makinat u shkatërruan dhe ndihmat po vijnë e madje edhe nga Austria fqinje.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *