Ministria e Punëve të Brendshme njofton më (25.06.2021) nga ora 1:30 deri në ora 5:00, policët e SPB Tetovë, gjatë kontrollit në objekt hotelerik në Zherovjan të Tetovës, në pronësi të A.A (30) nga Bogovina, kanë hasur në 12 persona, prej të cilëve 7 nga Serbia, 2 nga Rusia, 1 nga Bosnja dhe dy nga Maqedonia e Veriut si dhe 41 persona mysafirë në objekt.
“Në objekt janë gjetur shkopinj beizbolli, ndërsa në afërsi të objektit janë gjetur dy copa arme ‘Skorpion agram 2000’, me plumba 9mm si dhe një revolver me municion”, thonë nga MPB.
Ata shtojnë se pronari i objektit është privuar nga liria, ndërsa është arrestuar edhe E.Z (27) nga Bosnja, për shkak të keqpërdorimit të qëndrimit turistik, si dhe B.A nga Saraj i Shkupit dhe T.I nga Banjica e Poshtme e Gostivarit, të cilave u janë gjetur thika, ndërsa A.H (23) nga Gjermania dhe X.L (39) nga Pallçishti i Epërm nuk kanë pasur dokumente për identifikim.