Një ndërtesë 12-katëshe në Miami Beach, Florida, u shemb pjesërisht, konfirmoi departamenti i zjarrfikësve.
Pamjet tronditëse tregojnë rrënojat e pallatit. Zjarrfikësit konfirmuan se më shumë se 80 njësi, duke përfshirë ekipet e shpëtimit, ishin në vendin e ngjarjes.
Autoritetet nuk kanë dhënë ende informacion mbi viktimat e mundshme, pasi procesi i gjetjes së të mbijetuarve po vazhdon.