Qendra e Arsimit Joformal “Fluent” në Tetovë sot organizoi një aktivitet rekreativ, edukativ, sportiv me nxënësit e shkollës verore. Është viti i shtatë me radhë që Fluent organizon shkollën verore ku krahas aktivitetev edukative, arsimor dhe psiko-pedagogjike mbahen edhe aktivitet te sferave të ndryshme. Këtë vit organizuan aktivitete sportiv me qëllim socializimin e fëmijëve dhe njohjen më për së afërmi me sportin. Për këtë aktivitet enkas për nxënësit e shkollës “Fluent” ishin Egzon Bejtulllahu futbollist i Shkëndijës së Tetovës dhe i reprezentacionit të Maqedonisë, dhe Drita Islami atlete kampione e vendit dhe rekordmene në atletikë. Ata u demonstruan lojën dhe aktivitetet që duhet të bëjnë edhe nxënësit sepse sporti siç thanë ata i bashkon të gjithë fëmijët pa marrë parasysh se nga cili vend vijnë, cilit etnitet i takojnë. Sporti është ura lidhëse mes popujve dhe këta nxënës sot janë një urë lidhëse edhe me nxënësit tjerë të cilët duhet të ndjekin rrugën e tyre thanë ata. U organizuan lojë në futboll, atletikë, volejboll, vrapime dhe shumë kategori të tjera.
https://www.facebook.com/100004480183993/videos/1971908942968426/