Brazili fiton me vështirësi dramën ndaj Kolumbisë, kalon tutje në Copa America

Kombëtarja e Brazilit ka fituar me vështirësi 2-1 ndaj Kolumbisë në kuadër të fazës së grupeve në Copa America, teksa me pikë maksimale nga tri ndeshjet ka siguruar kalimin tutje.

Brazili do të përfundojë ndeshjet e tyre në fazën e grupeve të dielën kundër Ekuadorit, ndërsa Kolumbia ka përfunduar katër ndeshjet e tyre të para dhe duhet të presë nëse katër pikë janë të mjaftueshme për t’u kualifikuar në raundin tjetër.Në një ndeshje të mbushur me dramë, Brazili doli fitimtar me rezultat 2-1 falë golit të Casemiros me kokë nga një këndore e Neymar në minutën e 100-të të ndeshjes.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të Brazilit, por ishin vetëm kolumbianët që shënuan gol.

Ishte Luis Diaz në minutën e 10-të, ai i cili shënoi një supergol me gërshërë për 0-1 pas harkimit të saktë nga Juan Cuadrado.Në pjesën e dytë, Brazili rriti nivelin e lojës dhe sulmeve, ndërsa rastet ishin të panumërta derisa gjeten golin e barazimit dhe më vonë edhe atë të fitores.

Roberto Firmino (78’) u përkujdes me të shënojë me kokë për barazimit e rezultat 1-1, ndërsa Casemiro në minutën e 10-të shtesë shënoi golin e fitores 2-1.

Me këtë gol të Casemiros përfundoi ndeshja me fitoren e Brazilit, ndërsa Kolumbia nuk i rreshti kritikat dhe protestat ndaj gjyqtarëve për vendimet gjatë ndeshjes, por edhe për minutat shtesë të tepruar.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *