Sueprylli i Portugalisë, Cristiano Ronaldo, është kthyer për t’u bërë protagonist edhe në gjysmën e dytë të ndeshjes ndërmjet kombëtares së tij dhe Francës.
Kampioni evropian po e kërkon kualifikimin në 1/8 e finales së ‘Euro 2020’ në përballjen me kampionin botëror.
Dhe ka qenë një duel i dikur bashkëlojtarëve te Real Madridi, CR7 dhe Karim Benzema, që kanë shënuar nga dy gola.
Pasi sulmuesi francez i kaloi në epërsi Les Bleus, reagimi ishte i menjëhershëm nga Ronaldo që nxori një penallti dhe më pas e konvertoi në gol (60’).
Situatë dramatike është duke u zhvilluar në Grupin F, pasi asgjë nuk është e qartë lidhur me skuadrat që do të kualifikohen pos Francës