Ne sërish do të duhet të presim, por do të vazhdojmë ta bëjmë të njëjtën gjë dhe të mbështetemi te vetvetja, dhe jo vetëm tek ajo që thotë Brukseli”.
Këtë e deklaroi kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, gjatë fjalimit të tij në Forumin e Parë Ekonomik në Shkup, në të cilin merr pjesë edhe kryeministri Zoran Zaev dhe eurokomesari Oliver Varhelyi.
ama në mes tjerash deklaroi se vendimi i djeshëm i Këshillit për Punë të Përgjithshme për të mos hapur negociatat me Shkupin dhe Tiranën, është mossukses i Bashkimit Evropian.
“Për mua kjo nuk është pritje, ne thjesht duhet ta vazhdojmë ta bëjmë të njëjtën gjë, të ecim përpara dhe jo vetëm të mbështetemi në atë që thotë Brukseli, por të mbështetemi te vetja jonë, te energjia jonë për të bërë më të mirën me qëllim që të bashkojmë misionet në një, kombet në një komb, shtetet në një zonë ku nuk do të ketë kufizime në bashkëpunim”, i tha Rama kryeministrit të RMV-së, Zoran Zaev.
Ai shtoi se pas zgjidhjes së kontestit me Greqinë dhe nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës, të gjithë kanë të jenë të frustruar nga bllokada, që këtë herë vjen nga Bullgaria.
“Ne nuk jemi ata që dështuam, ata dështuan. Ata kanë arsyet e tyre dhe unë e kuptoj që është shtëpia e tyre dhe ne duam të futemi në atë shtëpi. ‘Ne jemi evropianë pa BE, ne jemi BE, por jemi akoma Evropë. Problemi i vetëm është se ata mund të thonë: Ne të duam, duam që të jesh brenda, por kemi disa gjëra për të bërë. Ambientet tuaja, dhomat tuaja nuk janë ende gati’. Ajo që ata vazhdojnë të thonë është se ju nuk jeni ende gati, por kjo nuk është e vërtetë. Ata thjesht mund të thoshin: ‘Ju e keni bërë punën tuaj, por ne nuk jemi gati’”, tha Rama.