Në Çarshi të Epërme po përfundojnë punimet për ndërtimin e kanalizimit fekal dhe atmosferik në 3 rrugët e kësaj lagjeje si: Rruga 185, 186, Pjetër Gjuli dhe A.J Zhurçin.
Bëhet fjalë për një investim prej 5 milion denarësh, që ishte edhe kërkesë e kahmotshme e banorëve të kësaj lagjeje.
Shfrytëzova rastin edhe të bashkëbisedoj me banorët për disa kërkesa dhe nevoja të tyre që do t’i realizojmë gjatë muajve në vijim, si rregullimi i kanalizimit atmosferik në rrugën 185 dhe sanimi i disa rrugicave me bekaton.
Me projekte të tilla vazhdojmë edhe në lagje dhe pjesë tjera të qytetit!✅