Zëvendësministri grek për Mbrojtje Civile, Nikos Hardalas sot njoftoi se prej nesër në orën 5 të mëngjesit hiqet masa e mbajtjes së detyrueshme të maskës në ambient të hapur. Rekomandimi është që maskat të mbahen në vende edhe pse në ambient të hapur, por ku ka turma. Në hapësirë të mbyllur rekomandimi për mbajtje të detyrueshme të maskës edhe më tej vlen.
Nga e hëna, 28 qershor hiqet edhe ora policore, ndërsa në tryezat e objekteve hotelerike do të lejohet të ulen deri në 10 persona.
“Është përmirësuar pasqyra epidemiologjike në vend”, ka deklaruar anëtarja e Komitetit për sëmundje infektive dhe këshilltar qeveritar, Vana Papaevangellu, duke shtuar se parashikimet janë të mira.
Ajo ka shtuar se derisa virusi qarkullon mes njerëzve, nuk ka hapësirë për vetëkënaqësi. Papaevangellu ka deklaruar se sa më gjatë që qarkullon virusi, aq më të mëdha janë gjasat për mutacione të reja.