Kroacia e ka siguruar kualifikimin në të tetën e finales së ‘Euro 2020’ pas fitores ndaj Skocisë (3-1).
Skuadra ballkanike ka arkëtuar katër pikë pas tri xhirosh në Grupin D dhe falë golaverazhit është pozicionuar më mirë se Republika Çeke.
I asistuar nga Ivan Perisic, Nikola Vlasic e zhbllokoi rezultatin pas 17 minutash lojë, megjithatë në fund të pjesës së parë (42’), Callum McGregor i barazoi shifrat…