Këshilli i ministrave të BE-së do të diskutojë per Shqipërinë dhe Maqedoninë

Ministrat e Çështjeve Evropiane të vendeve anëtare të BE-së mbërritën në Luksemburg në mëngjes për Këshillin e Punëve të Përgjithshme  në të cilin të gjithë presin vendim për konferencën e parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.

Disa ministra dërguan mbështetje për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë para fillimit të mbledhjes dhe kërkuan të mos bllokohen këto dy vende  duke e marrë parasysh përparimin e arritur reformues  i cili duhet të shpërblehet.

Bullgaria megjithatë tani për tani nuk jep shenja se do të bëjë lëshime edhe krahas përpjekjes diplomatike portugeze për ndërmjetësim, ndërsa shumica e vendeve anëtare  nuk janë të gatshme t’i ndajnë Shkupin dhe Tiranën në këtë pjesë të procesit.

Sekretari shtetëror sllovak në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Çështjeve Evropiane, Martin Klus, deklaroi se për Sllovakinë procesi i zgjerimit është shumë i rëndësishëm dhe potencoi se sot do të kërkohet mënyrë të zhbllokohet rruga drejt BE-së për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

“Me padurim pres përgjigje pozitive sepse  në pyetje është kredibiliteti i BE-së në rajon, i cili është shumë i rëndësishëm  për Sllovakinë”, tha Klus.

Sekretari shtetëror gjerman Mihail Rot e përsëriti pozitën gjermane se çështjet bilaterale nuk guxojnë ta pengojnë  procesin e zgjerimit, ndërsa Lituania vlerësoi se politika e zgjerimit dhe përpjekjet e vendeve kandidate nuk guxojnë të kompromitohen.

Porosi inkurajuese mbërritën edhe nga Irlanda  ministri i së cilës theksoi se pret një hap sot në politikën e zgjerimit

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *