As në Qeveri, as në parti LSDM, as Kryeministri Zaev nuk kanë diskutuar ndryshimin e flamurit, stemës apo himnit të vendit, thonë nga Kabineti i Zaev për “Lokalno”.
Kjo vjen pasi partneri i koalicionit në pushtet, kryetarit i BDI-së, Ali Ahmeti vendosi në tryezë temat e flamurit dhe stemës së vendit.
“Në deklaratën e Ahmeti nuk është vërejtur se ai ka biseduar me kryeministrin Zaev ose ndonjë përfaqësues tjetër të subjekteve politike në pushtet. Ne besojmë se shteti duhet të përqendrohet me të gjitha kapacitetet e saja politike që sjellin zhvillim, ekonomi dhe më shumë para për qytetarët. Qeveria do të vazhdojë në atë rrugë”, thuhet në reagim.
“Është diskutuar për himnin, stemën dhe flamurin. Këto janë çështje që kërkojnë konsensus, por kjo do të varet më shumë nga një marrëveshje midis maqedonasve. Sa i përket himnit, ajo është diskutuar dhe nuk ka kundërshtim dhe është më shumë çështje kohe dhe mendoj se mund të diskutohet pa rezerva”, Ali Ahmeti në një intervistë për “Klan Maqedoni”.
Ai shtoi në intervistë se nëse hapet grafa në Kushtetutë për bullgarët si dhe për turqit, Serbët, etj., çështja me Bullgarinë do të amortizohet shumë.