Blerim Bexheti kandidat i BDI-së për Saraj

Dega e Bashkimit Demokratik për Integrim-Saraj, ka propozuar kryetarin aktual të komunës së Sarajit Blerim Bexhetin, per kandidat për zgjedhjet lokale.
Oficializimin e kandidaturës pritet qe ta bëj në Kuvendin e Degës, kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, që do të mbahet diten e premte.

Nga ana tjetër BDI ka mbyllur anketimet për zgjedhjet lokale të cilat mbahen në vjeshtën e këtij viti. Informaconin e ka bërë të ditur vetë kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti sonte në “Klan Debat” në Klan Maqedoni.

“Është çështje ditësh kur do ti bëjmë publike emrat e kandidatëve për zgjedhjet lokale. Këtë e them sonte ekskluzivisht dhe anketat janë mbyllur. Emrat do të bëhen publike shumë shpejtë”, tha Ahmeti pa mos zbuluar asnjë emër.

Kandidaturë e sigurt është vetëm ajo e Likovës me Arkan Arifin, të cilën Ahmeti e pohoi.

Pos sondazheve, Ahmeti tha se kadidatët duhet të zgjidhen me aklamacion, të marrin bekimin nga poshtë e deri lartë në strukturat partiake.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *